Policia bllokohet në trafikun kilometrik në autostradën Tiranë-Durrës (Foto)

Ashtu si çdo fundjavë, edhe këtë të premte autostrada Tiranë-Durrës është e mbushur me mijëra makina të cilat janë bllokuar në trafik, pasi poicia dhe shteti në shqiptar si zakonisht e kanë pushim zyrtar.

Siç shihet edhe nga fotot në autostradë janë me mijëra makina, ndërsa ironikisht aty shihet edhe një makinë policie, e cila ironikisht ndodhet aty për shkak se ka mbetur e bllokuar në trafik, jo se po jep zgjidhje.

Qytetarët ankohen se sapo i afrohesh Maminasit dhe deri në hyrje të Tiranës vargu i makinave lëviz me një shpejtësi ‘breshke’ duke bërë që trafiku sa vjen dhe të rëndohet edhe më shumë.

2 15

3 9