Mjeku i njohur mesazh Ramës dhe Veliajt: Bëni një xhiro me urbanin e Unazës: Brengosuni dhe për ne, ish-afganët!

PREZANTOHET PARKU OLIMPIK - Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate prezantimit te projektit per ndertimin e Parkut Olimpik dhe Kopshtit Zoologjik./r/n/r/nPRESENTATION OF OLIMPYC PARK - Prime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for the mayor of Tirana Erion Veliaj, during presentation of the project for the construction of Olympic Park and Zoo.

Mjeku i njohur, Tritan Kalo i është drejtuar me një mesazh Ramës dhe Veliajt për gjendjen skandaloze të transportit urban në Tiranë. Teksa poston një fotografi nga autobusi i linjës së “Unazës” me të cilin udhëton drejt punës, rendit kushtet e këqija të transportit publik dhe fton kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj të “bëjnë një xhiro” me këtë linjë.

“Kohë kovidiane…. 26.08.2021….

Zotërinj KM/ER dhe KB/EV. Ju mirëkuptoj për brengosjen ndaj Afganëve të sotëm, POR mos na nënvlerësoni edhe ne “ish Afganët e para 30 viteve”…. Nëse doni t’a nisni ditën me nerva të cingërisura, ju ftoj të merni me mua çdo mëngjes linjën e Unazës për të shkuar në punë….E keni të garantuar pritjen më së paku 30 minuta në stacion, autobuza pa kondicioner që edhe breshka do t’ua kishte zili për ‘ecjen e tyre’, mbingarkesën në pasagjerë duke rritur rrezikun e transmetimit të virusit Sars-Cov2/Covid-19, etj, etj…”, shprehet mjeku.

“Mirë uji që na mungon nëpër çezma, pluhuri e papatërtia që gëlojnë kudo dhe kurdoherë, POR së paku të ndiheshim të mirëtrajtuar dhe mirëkuptuar si qytetarë taksapagues të rregullt në Kabulin/ Tiranën tonë….JU FALEMIMDERIT PËR MIRËKUPTIMIN tuaj edhe në këtë rast”, shkruan ai.

Screenshot 2 44