Gjenerali amerikan: Deri tani 60 të vrarë dhe qindra të plagosur në aeroport, sulmet e ISIS do vijojnë

Gjenerali amerikan Frank McKenzie ka dhënë një deklaratë lidhur me shpërthimet e njëpasnjëshme jashtë aeroportit të Kabulit që deri më tani kanë shkaktuar 60 viktima e 140 të plagosur.

McKenzie sqaron se sulmet janë kryer nga luftëtarë të ISIS që pas shërpthimeve kanë qëlluar me armë drejt ushtarëve e civilëve.

“Sulmi në Abbey Gate u pasua nga një numër i armatosur i ISIS, i cili hapi zjarr ndaj civilëve dhe forcave ushtarake. Në këtë kohë, ne e dimë se 12 anëtarë të shërbimit amerikan janë vrarë në sulm.”- tha McKenzie.

Ndërkohë McKenzie paralajmëron se SHBA pret që sulmet në Kabul të vijojnë teksa pranon se po bëhet një koordinim me talebanët për t’u përgatitur për çdo rrezik tjetër.

“Kërcënimi nga ISIS është plotësisht real, ne presim që ato sulme të vazhdojnë,”- shtoi ai.

Gjenerali i quan të dobishëm talebanët për të punuar me SHBA pasi kanë një qëllim të përbashkët, teksa i akuzon nga një anë se dështuan me kontrollin e qytetarëve në portat hyrëse aty ku ndodhi dhe një nga sulmet vdekjeprurëse.