Aksident tragjik në Qafë-Muzinë! Furgoni përplaset me makinën, 5 të vdekur dhe 2 të plagosur

Një aksident i rëndë me 5 viktima ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë në Qafën e Muzinës. Përplasja mes një fuoristrade dhe një furgoni të linjës Tiranë-Sarandë, bëri që ky i fundit të përfundonte në greminë.

Për pasojë, policia thotë se 5 persona, 2 gra dhe 3 burra, që udhëtonin në këtë mjet kanë gjetur vdekjen.

Paraprakisht dyshohet se në furgon ndodheshin gjithsej 9 persona, shoferi dhe 8 pasagjerë. Drejtuesi i mjetit është identifikuar si Bardhyl Proda dhe mësohet se është në mesin e viktimave. Po ashtu, janë identifikuar edhe bashkëshortët Fiqiri dhe Drita Korçari, 77 dhe 72 vjeçe.

Të aksidentuarve u erdhën në ndihmë fillimisht kalimtarë të rastit, më pas zjarrfikësja dhe ekipet e emergjencës nga Gjirokastra. Pamjet e rënda në vendi i ngjarjes tregojnë përpjekjet e dëshpëruara për t’u ardhur në ndihmë personave që ndodheshin në furgon.

Po ashtu, autoambulancat dërguan drejt spitalit të Gjirokastrës të aksidentuarit e tjerë nga kjo ngjarje e rëndë.

Rrethanat e plota të këtij aksidenti nuk dihen ende. Në fuoristradën që drejtohej nga Rexhina Çelhaka, mësohet se udhëtonin edhe 2 shtetas të huaj.

Përpjekjet e dëshpëruara të zjarrfikësve dhe ekipeve të emergjencës për t’u ardhur në ndihmë 9 personave që udhëtonin në furgonin e linjës Tiranë-Sarandë, nuk qenë të mjaftueshme për të shpëtuar 5 jetët që u shuan në këtë ngjarje tragjike.

Viktimat janë shoferi i furgonit Bardhyl Proda, baba i tre fëmijëve, si dhe 4 pasagjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet për momentin. Gjendja e personave të tjerë që ndodheshin në mjet nuk dihet ende.

Burime zyrtare të policisë thanë se, shkak për ngjarjen e rëndë është bërë përplasja e furgonit me një fuoristradë që drejtohej nga një grua. Megjithatë rrethanat e plota janë momentalisht të paqarta

Në mesin e 5 viktimave që gjetën vdekjen këtë të enjte në aksidentin tragjik në Qafë Muzinë, janë edhe bashkëshortët Fiqiri dhe Drita Korçari, 77 vjeç dhe 72 vjeçe. Ata ishin pasagjerë në furgonin e linjës Tiranë-Sarandë që ra në greminë, pasi u përplas me një fuoristradë.

Po ashtu, është identifikuar edhe shoferja e makinës. Ajo është Rexhina Çelhaka dhe mësohet se bashkë me të, në makinën Land Rover udhëtonin dhe dy shtetas të huaj.

Nga aksidenti tragjik, përveç bashkëshortëve Korçari gjetën vdekjen edhe shoferi i furgonit, Bardhyl Proda, si dhe dy persona të tjerë. Identiteti i këtyre të fundit nuk dihet ende. Ndërkohë në spital ndodhen 4 persona që udhëtonin me furgonin e që mbetën të plagosur.

Screenshot 2 46