Ronaldo mund të shkojë te Manchester City

Edhe një javë para mbylljes së afatit kalimtar, Juventusi ende nuk e di nëse do të jetë në gjendje të llogarisë Cristiano Ronaldon apo jo për këtë sezon. 

Ajo që pritej ka ndodhur: rezultati i efektit të mundshëm domino, me Kylian Mbapé si protagonist, ka zgjatur deri në javën e fundit të tregut të transferimeve.

Portugezi është ende një opsion për Paris Saint-Germain në rast se Kylian largohet për në drejtim të Realit të Madridit.

Përveç kësaj, ‘biankonerët’, prej muajsh, kanë zgjedhur Gabriel Jesus të Manchester Cityt si zëvendësues të mundshëm të yllit portugez.

Por, “Qytetarët” kanë një prioritet: Harry Kane. Negociatat me Tottenhamin janë shumë të komplikuara, dhe Ronaldo përfaqëson një alternativë për Pep Guardiolan. Në fakt, tashmë ka pasur kontakte, por nuk ka asgjë konkrete.

Po ashtu, thuhet se Ronaldo ua ka bërë me dije bashkëlojtarëve në Juventus se dëshiron t’i bashkohet Manchester Cityt.

Juventusi i kërkon 30 milionë euro apo ndonjë lojtar që ka atë vlerë, për ta liruar Ronaldon.

City mund ta blejë Ronaldon nëse dështon ta blejë sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.