Qoka e fikjes së radarëve për drogën, Rama fut në Parlament Mimin

Rama rikthen Mimin në Parlament në shenje mirënjohje për shërbimet e saj në fikjen e radarëve të ushtrisë për trafikun e drogës duke larguar Najada Çomon.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundit qeveritare për mandatin e dytë, zbuloi se shefja e Infektivit Najada Çomo ka hequr dorë nga mandati i saj i deputetit.

Në këtë mënyrë, i hapet rruga një tjetër kandidati i PS në Tiranë të futet në Kuvend.

Sipas listës zyrtare të PS për zgjedhjet e 25 Prillit në Tiranë, mandatin e Çomos mund t’a gëzojë ish-deputetja Mimi Kodheli.

Këtë lajm e ka komentuar vetë Kodheli për mediat duke deklaruar se sipas kodit, mandati i takon asaj në mandatin e tretë të qeverisjes së PS.

Fjala e plotë e Ramës për dorëheqjen e Çomos:

Jam i prekur nga komunikimi me Najada Çomon, ajo më kërkori para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deptutes duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj kur varianti Delta i virusit arriti të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive.

E falëderoj edhe publikisht siç e falënderova personalisht për këtë shemnbull kuptimoplotë për detyrën ndaj atyre në nevojë, e i them sot faleminderit, e gjithë atyre që deri këtu na kanë nxjerë me kokën lart përballë armikut të padukshëm.

Lufta me armikun e padukshëm s’ka mbaruar, vjeshta e dimri mund të jenë të vështirë sërish”, tha Rama në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës.