Najada Çomo heq dorë nga mandati i deputetes, e largoi Rama për Mimin

Rama dha sot lajmin se deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në zgjedhjet e vjedhura të 25 prillit, Najada Çomo, ka vendosur të dorëzojë mandatin e saj.

Rama tha se, ajo po largohet për t’iu përkushtuar luftës ndaj virusit Covid-19 në Spitalin Infektiv. Nuk dihet nëse Çomo e dorëzoi vetë mandatin apo e largoi Rama për t’ia dhënë mandatin Kodhelit.

Referuar listës së kandidatëve për deputetë nga PS, posti i takon Mimi Kodhelit.

Kujtojmë se Çomo u zgjodh me bujë nga Rama si kandidate për deputete, në krye të listës së Tiranës.