Si mashtroi Rama për ndërtimin e Spitalit të Laçit, banorët: Kemi dy vjet që shkojmë në Lezhë dhe Tiranë

Në shkurt të këtij viti, kryeministri Edi Rama është zotuar për herë të dytë se spitali i ri i Laçit do të jetë gati pas 4 muajve, pra në muajin qershor, madje i ka kërkuar edhe firmës ndërtuese që të punojnë me turne që punimet ti mbyllin përpara afatit të përaktuar.

Banorët e Laçit shprehen se, punimet po ecin me ritme të ngadalta dhe se prej dy vitesh shërbimet mjekësore i marrin në Lezhe apo Tiranë.

Ky spital u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke u klasifikuar si një nga objektet me dëmtime të rënda strukturore.

Me herët aktivistë dhe qytetarë kanë protestuar për përshpejtimin e punimeve për rindërtimin e spitalit të shembur pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019, pasi mungesa e spitalit prej 2 vitesh është kthyer në shqetësim për mijera familje të Kurbinit.