“Korrupsioni dhe procesi joserioz”/ Reagon PD: Përdorimi i vaksinave të paçertifikuara nga EMA po penalizon lëvizjen e lirë të shqiptarëve

Deputetja e zgjedhur e PD, Dr.Zheni Gjergji ka reaguar pas deklaratës së KE për mosnjohjen e vaksinimit nga Shqipëria. FGjergji shprehet se, përdorimi i vaksinave të paçertifikuara nga EMA po penalizon lëvizjen e lirë të shqiptarëve

Reagimi i plotë

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) nga 20 gushti do të pranojë çertifikatat e vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa Shqipëria për shkak të procesit të vaksinimit jo serioz dhe korrupsionit të përhapur në sistemin e Shëndetësisë, si edhe hyrjes së virusit të rryfshetit për të bërë vaksinën e sigurt “Pfizer” – është jashtë vëmendjes.

Përdorimi i vaksinave të paçertifikuara nga EMA në popullatë, duke dalë jashtë rregullave të BE, po penalizon pranimin e çertifikatës së gjelbër (green pass) që lejon lëvizjen e lirë, në zonën Shenghen.

Shqiptarët meritojnë më shumë sesa një qasje të korruptuar të sistemit të shëndetësisë dhe vaksinimit. Shqiptarët meritojnë dinjitet dhe liri udhëtimi.