Studimi i “Fridrich Ebert”: Krimi i organizuar dhe korrupsioni, kërcënim për integrimin!

Fondacioni gjerman ‘Fridrich Ebert’ në një studim referuar anketave në bashkitë e vendit tonë nënvizon si problematike korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në një anketim të bërë në 61 bashki, shumica e qytetarëve të anketuar për Barometrin e Sigurisë renditën si kërcënimet më të mëdha ndaj sigurisë së Shqipërisë krimin e organizuar, papunësinë dhe korrupsionin.

Në këtë studim thuhet se qytetarët e shohin korrupsionin dhe krimin e organizuar si pengesat kryesore për integrimin në BE. Ndërkohë, mbi 70% e qytetarëve mendojnë se vetëm një numër i vogël njerëzish punësohen në institucionet e sigurisë vetëm në bazë të meritës dhe aftësive!

Sipas studimit, dy të tretat e qytetarëve mendojnë se policia nuk i respekton të drejtat e njeriut në punën e saj. Nga ana tjetër 3/5 e qytetarëve mendojnë se Policia e Shtetit nuk i trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.