Ekzekutohet me 3 plumba një i ri në Vlorë, makina në emër të një vajze

Një i ri rreth 25 vjeç u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm me armë brenda një makine. Mësohet se viktima është vrarë me tre plumba në makinën Fiat Punto me targa TR 3437 R, e cila është në pronësi të një vajze nga Tirana.

Policia njoftoi mëngjesin e kësaj të Shtunë se një ri rreth 25 vjeç, është gjetur pa shenja jete brenda automjetit. Dyshimet janë se është ekzekutuar me armë zjarri.

Viktima është ende i paidentifikuar, ndërsa mësohet se me vete apo në automjet nuk janë gjetur dokumenta identifikimi. Rrethanat e krimit mbeten po ashtu mister.

Burime policore bëjnë me dije se kanë qenë kalimtarë që kanë pikasur të riun e pajetë brenda makinës – që rezulton në pronësi të një shtetaseje nga Tirana – dhe kanë njoftuar autoritetet që kanë shkuar në vendngjarje.

Sipas burimeve policore nga vendngjarja, i riu është qëlluar me tre plumba në kokë.