Vokshi: Dy javë shtyrje e shkollës nuk mbulojnë dot dështimin e qeverisë me mësimin online

Deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas vendimit të qeverisë për shtyrjen e fillimit të shkollës.

Vokshi shkruan në një postim në Facebook se, dy javë shtyrje e shkollës nuk mbulon dot të vërtetën se qeveria nuk financoi asnjë qindarkë shtesë për mësim cilësor online.

Reagimi plotë i Vokshit

🔴 2 javë mësim plotësues nuk mbulojnë dot dështimin e qeverisë me mësimin online gjatë dhe pas karantinës.

2 javë shtyrje e shkollës nuk mbulon dot të vërtetën se qeveria nuk financoi asnjë qindarkë shtesë për mësim cilësor online. Mijëra fëmijë nga familje të pamundura nuk iu dha mundësia për të ndjekur pa ndalesa mësimin online.

🔴 2 javë shtyrje e mësimit tani, me shumë gjasë, nuk ka lidhje fare me mësimin plotësues, përderisa ai nuk është me detyrim. Një dështim i ri i qeverisë apo një llogari politike do të paguhet sërish nga nxënësit, mësuesit dhe prindrit.

Fëmijët kanë nevojë të shkojnë në shkollë në kohën e duhur. Qeveria nuk mund të fshihet pas justifikimit me zgjatjen e mësimit plotësues. Fëmijët tanë nuk kanë pse bëhen mish për top per shkak të llogarive politike apo te dështimeve të Edi Ramës për të siguruar arsimim normal.