Veliaj shtetëzon “Sarajet”

Ministrja e Infrastrukturës ka miratuar vendimin ku kërkon shpronësimin e pronarëve të Sarajeve në Tiranë. Tre ditë pasi godinës iu vu zjarri qëllimisht, ekzekutivi ka dalë me një vendim ku është marrë pronësia, pasi vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare.

Vlera e parashikuar për shpronësimin është rreth 505,8 milionë lekë. Pas këtij njoftimi, pritet që Këshilli i Ministrave të kalojë aktin përfundimtar, ku pronarët do të marrin paratë, ndërsa godina do të kalojë në pronësi të shtetit.

“Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti ‘Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Sarajet e Libohovitëve’, Muzeu Etnografik i Tiranës”. Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë. Vlera totale paraprake e shpronësimit është 505 843 802 lekë’, lexohet në njoftim.

Kërkesa

KËRKESË Nr.31/7, datë 19.8.2021 PËR SHPRONËSIM PUBLIK

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik,të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti ‘Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Sarajet e Libohovitëve’, Muzeu Etnografik i Tiranës’.

Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM-nënr. 89, datë 3.2.2016,’Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë’, për pasuritë e llojit ‘truall’, si dhe bazuar në VKM-në nr. 138, datë 23.2.2000, ‘Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive pronë private, që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik’, për pasuritë e llojit ‘ndërtesë banimi’, konfirmuar me çmim mesatar shitblerjesh nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore, Tirana Veri, me shkresën nr. 2482/5 prot., datë 17.8.2021, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur. Vlera totale paraprake e shpronësimit është505 843 802.6 (pesëqind e pesë milionë e tetëqind e dyzet e tre mijë e tetëqind e dy pikë gjashtë) lekë.

KRYETAR IKOMISIONIT TË POSAÇËM TË SHPRONËSIMEVE

Klodiana Guci

auto Screenshot 51629459636

sarajet