Shtyhet me dy javë nisja e vitit të ri shkollor

Viti i ri shkollor do të fillojë në 27 shtator. Njoftimin e bëri ministrja e Arsimit Evis Kushi në një deklaratë, ku argumentoi edhe shtyrjen e këtij datës për fillimin e viti të ri shkollor, që ishte planifikuar të niste më 13 shtator.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një deklaratë, ku argumentoi edhe shtyrjen e këtij datës për fillimin e viti të ri shkollor, që ishte planifikuar të niste më 13 shtator.

Njoftim për fillimin e vitit shkollor 2021-2022

Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021.

Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

Faleminderit dhe suksese të gjithëve!