Efektivi i RENEA-s kapet në trafik droge

Një efektiv i RENEA-s mësohet se është ndaluar mbrëmjen e sotme. Rael Luli raportohet se është ndaluar nga SHÇBA. Ndalimi i tij deri më tani mësohet se është bërë gjatë një operacioni policor antidrogë.

Gjatë operacionit antidrogë u arrestuan dhe katër persona të tjerë. Efektivi i RENEA-s ka qënë i përfshirë në trafik droge.

Policia bëri të ditur se, ata u arrestuan në zonën e ish-Parkut të Autobusëve. Oficerët e SHÇBA-së kanë pasur informacione se në këtë zonë operonin shpërndarës droge dhe në Kombinat gjithashtu, “Misto Mame”, Yzberisht e nw Qytetin e Nxënësve.

Pas kontrolleve në disa banesa të zonës së ish-Parkut të Autobuzëve janë gjetur dhe sekuestruar gjysmë kilogramë kokainë, rreth 700 gr kanabis sativa e ndarë në doza gati për shitje, armë, municione luftarake, farë canabis sativa, pilula të llojit ekstazi.

Në këtë zonë janë kapur katër trafikantë dhe efektivi i forcave RENEA, Rael Luli, që akuzohet se drejtonte rrjetin e trafikantëve.

Të arrestuarit e tjerë: Jurgen Vaid Luli, Gertja Harapi, Gevi Spahia, Ergi Sala, ndërsa në krye të grupit qëndronte efektivi i forcave RENEA, Rael Rajmond Luli, 27 vjeç që prezantohej si oficer i SHÇBA-ve.

Në këtë zonë, për shpërndarje të lëndëve narkotike më 17 korrik u godit një grup tjetër. Pas hetimeve u vunë në pranga ranë 12 persona, pas ankesave të banorëve se në zonë shitej drogë.