Zjarr në Fier dhe Radhimë, rrezikohen varrezat dhe karburanti

Një zjarr ka rënë në kodrat e fshatit Vajkan në Fier pasditen e sotme. Zjarri ndodhet pranë varrezave të fshatit, teksa ka përfshirë një sipërfaqe toke me shkurre e ullishta.

Era ndërkohë po ndihmon përhapjen e flakëve. Dyshohet se zjarri ka ardhur nga varrezat e fshatit ku mund të ketë pasur ndonjë përkujtimore dhe janë vendosur qirinj.

Nga flakët është përfshirë edhe një banesë e pabanuar dhe shumë pemë frutore.

Për të fikur flakët ka mbërritur në vend dy zjarrfikëset e Fierit dhe gjithë efektivi. Po kështu ka shkuar zjarrfikësja e Patosit, Lushnjës, Albpetrol dhe efektivët përkatëse.

Zona e Radhimës është përfshirë nga flakët të cilat po përpahen me shpejtësi për shkak të erës e cila e favorizon.

Nga flakët sipas komunikimeve rrezikohet karburanti aty pranë, gjithashtu ka rrezik për banesa edhe për njësi hoteliere pasi zjarri po merr përmasa të mëdha. Në vendgjarje kanë mbërritur deri tani katër zjarrfikse.

Rradhima dhe Orikumi kanë mbetur në këto momente pa drita pasi zjarri rrezikon edhe një gjenerator të energjisë elektrike të ndodhur aty pranë.