Zjarr dhe tym në Radhimë, pushuesit braktisin hotelet dhe dalin në rrugë

Zjarri që ka përfshirë sot pasdite Radhimën, si pasojë e djegies së gjeneratorit që furnizonte zonën me energji, ka trembur pushuesit.

Frika nga flakët, dhe sidomos shqetësimi nga tymi i madh që ka mbuluar zonën, i ka detyruar të lënë hotelet dhe banesat ku ishin akomoduar.

Aktualisht Radhima dhe Orikumi janë pa energji. Zjarri po në zonë po përparon me shpejtësi dhe pse në vendngjarje janë katër zjarrfikëse që po luftojnë me flakët si dhe vetë banorët e zonës.

Veç sipërfaqes me bimë dhe shkurre raportohet se janë djegur edhe disa banesa të rrënuara.

1 18