“President, mbaje premtimin”, Mbappe gëzon tifozët e Real Madridit

Kylian Mbappe vijon të jetë një nga emrat më të përfolur në merkato. PSG apo Real Madrid? Shumë është përfolur rreth së ardhmes së sulmuesit, i cili ka edhe një vit kontratë me klubin francez.

Që i vogël ëndërron të luajë një ditë në “Santiago Bernabeu” dhe një gjë e tillë po realizohet. El Chiringuito shkruan se Mbappe i ka kërkuar drejtuesve të klubit ta shesin.

Kartoni i tij vlerësohet 120 milion euro për momentin, kjo falë faktit që ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Dëshira e madhe e yllit francez është transferimi tek ekipi i Carlo Ancelottit në LaLiga.

Një lajm i tillë konfirmohet edhe nga GDS dhe The Times. Mbappe i ka kujtuar presidentit Al-Khelaifi të mbajë premtimin që i ka bërë katër vite më parë.

Sulmuesi kaloi nga Monaco te PSG në verën e vitit 2017 për shumën e 145 milion eurove, dhe presidenti i PSG-së i kishte premtuar që nuk do e pengonte të largohej kur të donte.

E9JUejhWYAAuEuY