Zjarret rrezikojnë Parkun Kombëtar të Shebenikut

Flakët e zjarreve po rrezikojnë Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës në kufi me Maqedoninë e Veriut.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 20 hektarësh pyje i përbërë me dushk dhe ah. Vatrat e zjarrit dyshohet të jenë të qëllimshme pasi janë të njëpasnjëshme. Zjarri ndodhet rreth 1.5 km larg zonës së UNESCO-s.

Ndërkohë, forcat e ushtrisë po luftojnë me flakët në 2 vatra të ndryshme në fshatrat Thirrë dhe Katund i Vjetër në Mirditë, ku tymi i dendur ka vështirësuar ndërhyrjen nga ajri dhe era favorizon flakët.

Në malin e Tërbunit në Pukë dhe fshatin Dardhë në Fushë-Arrëz era dhe terreni po favorizojnë përhapjen e zjarrit, ndërkohë që në këto 2 vatra po punojnë aktualisht në terren rreth 200 forca. Vatrat e tjera në vend nuk paraqesin rrezik të lartë dhe vijon puna e autoriteteve lokale për shuarjen e tyre. Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit lokalë kanë vënë nën kontroll zjarrin në Malin e Rrjacës në Prrenjas.

zjarr113 n