Ballina Aktualitet Trafiku i drogës/ Arrestohen në Gjermani dhe Francë dy ish-truprojat e Tahirit

Trafiku i drogës/ Arrestohen në Gjermani dhe Francë dy ish-truprojat e Tahirit

Dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri kanë përfunduar në pranga. Burimet bëjnë të ditur se, Hekuran Marku u arrestua në Gjermani ndërsa Agustin Deda në Francë.

Arrestimet janë kryer pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka dërguar dokumentacionin e nevojshëm tek partnerët e dy vendeve.

Pritet që në ditët në vijim, Marku dhe Deda t’i nënshtrohen ekstradimit në Shqipëri, ku do të përballen me akuzën e trafikut të drogës.

Exit mobile version