Talebanët nisin vrasjet ndaj civilëve, 2 të vrarë në Jalalabad

Talebanët nuk kanë treguar mëshirë dhe kanë qëlluar me armë zjarri ndaj civilëve në qytetin Jalalabad. Sipas mediave të huaja, si pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona.

Qytetarë të shumtë këtë të mërkurë, janë mbledhur në rrugët e qytetit dhe kanë protestuar kundër qeverisë së re. Talebanët këtë revoltë duket se nuk e kanë pranuar dhe kanë hapur zjarr ndaj turmës, duke lënë të vdekur 2 persona dhe plagosur 12 të tjerë.

Arsyeja e agravimit të situatës, ka qenë refuzimi që kanë bërë qytetaret për konvertimin e flamurit të Afganistanit, me atë të talenavëne. Në pamjet e bëra virale shihen burra e gra teksa vërshojnë në rrugë.

Raportohet se janë talebanët kanë dhunuar disa gazetarë, që po raportonin ngjarjen.