E përplas makina në rrugë, humb jetën fëmija

Një fëmijë ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në Shëngjin ditën e sotme. Sipas policisë, rreth orës 08.45, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç. Ky i fundit u plagos rëndë dhe u transportua në spitalin Rajonal Lezhë, por nuk mundi të mbijetojë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, njoftoi më tej policia.

Automjeti përplasi fëmijën teksa ai po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Raportohet se fëmija ka qenë i shoqëruar me prindërit, por dyshohet se në momentin që po kalonin rrugën u është shkëputur nga duart.