Kishte 20 vite që kishte vdekur, OSHEE e gjobit me 30 mijë lekë për Covid-19

Skandalet nuk kanë të sosur nga OSHEE. Një banor që kishte 20 vite që kishte vdekur është gjobitur me 30 mijë lekë për shkeljen e rregullave të Covid-19. Skandali është denoncuar nga deputeti i zgjedhur, Xhelal Mziu.

Postimi në Facebook

❌ Skandal tek OSHEE Dibër!

📌 Pas 20 vitesh nga vdekja, gjobitet për COVID-19 me 3.000 leke të reja në korrik 2021 dhe faturohet me energji elektrike, kjo është OSHEE dhe Rilindja që votuan (vodhën) më 25 prill 2021?!!

OSHEE në qarkun Dibër, me një sjellje Talebaneze ndaj qytetarëve të saj, kryesisht demokratë!

Qindra e mijëra qytetarë nga qarku i Dibrës në fushatën elektorale (kryesishtë të djathtë), ankoheshin se:

📍 Ishin mbifaturuar padrejtësisht nga OSHEE dhe se impononin qytetarët të paguhej e gjithë shuma pavarësisht gabimit të tyre (të qëllimshëm)!

📍 Ju shkoin gjoba për COVID-19 pa patur asnjë gjobë policie por thjesht lista gjobash të emetuara nga patronazhistët për këdo që nuk votonte PS !

Rasti në fjalë është tipik i një shteti grabitqarë dhe tamam talebanez.

❌ Fatura e energjisë është për qytetarin (vdekur) Mustaf Osmani në Maqellarë të rrethit Dibër, vdekur 20 vite më parë.

❌ Gjoba COVID-19 është për të vdekurinë 20 vite më parë dhe pa asnjë dokument policor, madje e vendosur në muajin korrik 2021, ku lëvizja e qytetarëve ishte pa asnjë barrier?!

OSHEE në këtë qark ka vendosur mbi faturime për mijëra familje dhe biznese! Ka vendosur gjoba COVID-19 pa asnjë dokument justifikues apo ballafaques me qytetarët !

📌 Çmimi i energjisë elektrike është 9,5+1,9 (tvsh)=11.4 ose 114 lekë Kë gati dy herë më shumë se në 2013.

📌 Sistemi i shpërndarjes së energjisë elektrike, pra shtyllat, telat elektrik, por dhe gabinat elektrike janë po ato të viteve 1970, ndonëse çmimi ështe dyfishuar në këto 8 vite!

Elektriçist nuk ka në asnjë njësi administrative apo fshat, banorët rrinë pa drita ose e bëjnë vetë riparimin e difektit elektrik!

Kaq sa më sipër është e mjaftueshme që OSHEE ështe kthyer në gjobëvënse, vegël politike, me vjelje pafund të ardhurash nga qytetarët, asnjë investim, por vetëm mbushje e xhepave të rilindasëve!

Faksimilet e mëposhtme flasin qartë për diskriminimin politik dhe ekonomik të qytetarëve të qarkut Dibër, tamam si sjellja e talebanëve ndaj qytetarëve të thjeshtë Afgane !

Rasti i mësipërm duhet të jetë pjesë e një hetimi të thelluar të Prokurorisë dhe organeve të tjera të drejtësisë dhe ligj zbatuese në vend!

1 16

2 9

3 4

4