Si çoi pandemia në rritjen e numrit të ndërhyrjeve plastike

Situata pandemike për të gjithë ishte një përvojë e veçantë, por diçka që u pa si një rritje e papritur, ishin intervenimet plastike.

Me mbylljen totale të klinikave të kirurgjisë plastike, pasi në këtë situatë nuk ishin primare, profesionistët që merren me këtë punë patën një shqetësim, por rritja e madhe menjëherë pas lirimit të masave ishte e papritshme.

Megjithatë duket se presioni social që ka ardhur nga pandemia, që ne të dalim nga situata me një version më të mirë të vetes, ka rezultuar në stigmën që nuk kemi pasur kohë për vet përmirësim.

Me mesazhe dhe pamje të shumta në rrjete sociale se si të kujdesemi për veten gjatë karantinës, duke bërë ushtrime, duke qenë produktivë ose shumë kanë nisur edhe ide biznisore, ka rezultuar që shumë njerëz në ndihen më keq me veten.

Një mesazh i nënkuptuar nga shumica ishte se nëse nuk ke dalur nga karantina duke u dukur më mirë, atëherë nuk keni bërë mjaftueshëm.

Kjo është një arsye pse besohet që intervenimet plastike janë rritur.

Por arsyeja tjetër është edhe më interesante. Zoom Boom është edhe termi që përdoret për këtë rritje të intervenimeve plastike.

Për shkak të zhvendosjes në platformën online Zoom në mbajtjen e takimeve, ligjeratave, mbledhjeve e punëve në përditshmëri, shumë njerëz kalojnë kohë të gjatë në këtë platformë.

Edhe pse kjo platformë ka pasur benefite shumë të mëdha, gjithashtu ka kontribuar në vetë-ndergjegjësimin e njerëzve për pamjen e tyre, për shkak të kohës së shtuar që burrat dhe gratë po kalojnë duke parë fytyrat e tyre.

Kjo është vërtetuar nga një studim i fundit i botuar në revistën Facial Plastic Surgery, i cili vë në dukje këtë rritje në pacientët që kërkojnë kirurgji për shkak të ekspozimit të madh ndaj vetes në Zoom.

Ne në përgjithësi nuk e shohim tërë ditën veten, nuk e shohim mënyrën se si flasim, apo si na ndryshojnë shprehjet e fytyrës, por as nuk e kemi një ekran me fytyrat e kolegëve ose miqve tanë duke e krahasuar me veten tonë. Kështu duke pasur qasje të vazhdueshme në fytyrat tona, fillojmë analizojmë dhe krahasojmë.

Përveç kësaj, kamerat e telefonave ose llaptopave, cilado kamerë në një pajisje, e ekzagjeron josimetrinë e fytyrës sonë.

Kamerat kanë efektin “fisheye” e cila e bën çdo gjë të duket pak më e madhe, hunda mund të duket më e madhe, ose nëse nuk është e drejtë duket edhe më shtrembër se sa që është.

I gjithë ky ekzposim ndaj vetes ka rritur 64% konsulltimin virtual të mjekëve me pacientë.

Botoxi, tërheqja e fytyrës, theksimi i vijës së nofullës dhe operimi i hundës janë disa nga intervenimet plastike më të shpeshta që janë shtuar.

Vetëm amerikanët në vitin 2018 kanë shpenzuar më shumë se 16.6 miliardë dollarë në operacione plastike.

Dr. Jill Owen, një psikolog nga Shoqata Britanike e Psikologjisë, paralajmëron që versioni i vetes që shohim në ekranet tona mund të jetë mashtrues dhe të shtrembërojë realitetin.

“Këndi, ndriçimi dhe kufizimet e kamerës në shumë pajisje mund të çojnë në shtrembërime të karakteristikave – domethënë, imazhi mund të jetë i panjohur për personin dhe shumë i ndryshëm nga fotografia me të cilën mësohen sa herë që shikohen në një pasqyrë.

Të shohësh veten në ekran pa pushim i inkurajon njerëzit të fiksohen mbi imazhin e trupit dhe të metat e perceptuara. Është një gjë e zakonshme nga aktorët që e shohin veten në TV dhe në filma për vite me rradhë, dhe që duhet të përputhen me standardet joreale të bukurisë së industrisë.

Tani, rritja e mediave sociale dhe kulturës selfie do të thotë që fenomeni nuk është i kufizuar në persona të famshëm, por te secili, gjë që ka ndikur edhe në rritje të intervenimeve plastike.