Mbytja e 23-vjeçarit, denoncimi: U largua me varkë nga bregu, asnjë mjet shpëtimi s’i erdhi në ndihmë

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme te Gjiri i Lalëzit në Durrës. Një 23-vjeçar është mbytur në det, ndërsa mësohet se ai po voziste me varkë së bashku me një person tjetër.

Në një denoncim në faqen “Jeta Osh Qejf” një qytetar shprehet se asnjë mjet shpëtimi nuk ka shkuar në vendngjarje.

“Përshëndetje Jeta Osh Qejf. Ka një orë që ëhstë përmbysur një varkë tek Gjiri i Lalëzit në Durrës.

Njëri fatmirësisht ka shpëtuar, por një 23-vjeçar akoma nuk u gjet, sepse ata ishin bashkë.

Asnjë mjet shpëtimi nuk ka ardhur akoma, përveç 2 policëve, të cilët presin në bregdet të dalë vetë. Ëshë për të ardhur keq ku jetojmë.

Janë njerëzit në plazh të rastit që janë futur të kërkojnë të riun, por fatkeqësisht akoma nuk ëshë gjetur gjë. Lutuni që Zoti ta shpëtojë se shpresa vdes gjithmonë e fundit”, shprehet qytetari.