Kronika e një krimi të paralajmëruar!

Nga Taulanda JUPI

Sot Tirana përjetoi një krim ndaj historisë, trashëgimisë së kulturës dhe kujtesës së rrënjëve të këtij qyteti që është zhdukur pak nga pak pëpara syve tanë. Një zjarr është regjistruar pak pas mesnate në Tiranë, në ndërtesën monument kulture të njohur 👉Sarajet e Toptanëve.

Urbicidi i ndodhur në Tiranë, në Durrës ku një pjesë e projektit ‘Veliera” u ndërtua mbi rrënojat arkeologjike, por edhe në shumë qytete të tjerë si pjesë e projektit “Rilindja Urbane”, kanë dëmtuar rëndë gjurmët historike, kujtesën dhe objekte vlerë të trashëgimisë kulturore.

Vendimmarrja politike në këto vite kurrë nuk pati si parakusht premtimet dhe projektet për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore, por axhenda personale në themel të së cilave qëndrojnë skema korruptive.

👉Teatri Kombëtar – u shemb përmes dhunës, terrorit dhe paligjshmërisë duke dokumentuar qartë se shteti është vënë në shërbim të axhendave personale, por edhe duke shpërfillur organizata prestigjioze që mbrojnë dhe vlerësojnë trashëgiminë kulturore si Europa Nostra dhe partnerët ndërkombëtarë të cilët vazhdimisht ngulën këmbë për dialog dhe zgjidhje institucionale.

👉Stadiumi Kombëtar Qemal Stafa u shemb në paligjshmëri të plotë, pasi vendimi për shembjen dhe akti i shembjes u kryen kur ishte ende objekt brenda zonës së mbrojtur.

👉Sheshin Skënderbej dhe ndërhyrje të tjera në qendrën historike të Tiranës si dëmtimi pamor i Kullës së Sahatit, kanë ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme perspektivën pamore të Bulevardit Dëshmorët e Kombit, duke humbur vlerat funksionale, arkitekturore dhe historike të tij.

Edhe ato pak objekte të trashëgimisë kulturore kryesisht të kultit fetar që arrijnë të restaurohen apo shpëtojnë riskut të shëmbjes, ruhen nën projekte që financohen apo monitorohen nga organizmat ndërkombëtarë si: UNESCO, Bashkimi Europian, dhe patnerë të tjerë ndërkombëtarë, etj.

Ndëshkueshmëria ndaj agresionit të treguar këto vite kundrejt objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike është premitim dhe fillimi i një projekti të ri që kujdeset, ruan, kultivon dhe përcjell në të ardhmen artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore dhe historike duke filluar nga kultura e zbatimit të ligjit.

1 12

Teatri

sahati