Foto/ Si ju vu zjarri parkut brenda Pallatit të Brigadave për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave

Pallati i Brigadave është një tjetër Monument Kulture që i është vënë zjarri për ti hapur rrugë privatizimit dhe më pas ndërtimit të kullave shumëkatëshe. 2 muaj më parë SYRI TV denoncoi nisjen e procesit të privatizimit nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që 10 ditë më parë pikërisht ajo pjesë u përfshi nga flakët. Skandali u denoncua sot edhe nga Presidenti Meta, ndërkohë që Policia ka mbajtur të fshehtë ngjarjen.

Sarajet e ‘Toptanëve’ nuk janë i vetmi monument kulture që iu vu zjarri për ti hapur më pas rrugë ndërtimit të Kullave. Dy muaj më parë, SYRI TV denoncoi se një pjesë e rëndësishme e truallit të Pallatit të Brigadave është futur në proces privatizimi për ti hapur më pas rrugë ndërtimit të kullave shumëkatëshe.

Por 2 muaj pas denoncimit të SYRI TV pikërisht në vendin e futur në proces privatizimi, që korrespondon me vilën qeveritare numër 4 e cila përdoret nga Presidenti i Republikës ka rënë zjarr duke djegur aty të gjithë kurorën e pyjeve.

SYRI TV ka siguruar ekskluzivisht pamje nga djegia e pyjeve afër vilës qeveritare nr. 4, për të cilën nuk ka pasur asnjë raportim si nga Policia ashtu edhe nga zjarrëfikset edhe pse Garda e Republikës e ka raportuar si ngjarje. Siç duket edhe nga këto foto, e gjithë kurora e pemëve në këtë zonë është shkrumbuar, ndërkohë që është denoncuar edhe nga Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme në reagimin për djegien e Sarajeve.

‘Viktimë e ‘piromanëve’ ra pak ditë më parë edhe kurora e gjelbër në ‘Pallatin e Brigadave’, ku gjithashtu është planifikuar të ndërtohet një kompleks kullash. Babëzia e shfrenuar e betonit në Tiranë ka shkatërruar shumë monumente historike, tradicionale, kulturore dhe objekte të rëndësisë së veçantë, ndërkohë edhe ato pak të mbetura rrezikohen të zhduken përgjithmonë’, tha sot presidenti Ilir Meta.

Por çfarë denonconte Syri Tv më 29 maj. Hapësira brenda Pallatit të Brigadave sot është në pronësi të Gardës së Republikës në Varësi të Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë. Prej kohësh ajo është futur në proces privatizimi dhe me bekimin e kryeministrit Edi Rama, aty pritet të ndërtohen 20 kulla shumëkatëshe, duke dëmtuar përfundimisht këtë park.

Sipas informacioneve Ministria e Brendshme ka hequr dorë nga përdorimi i kësaj pjese duke e nxjerrë në privatizim dhe duke e shqyer një pjesë të parkut kombëtar pikërisht në oborrin e ‘Pallatit të Brigadave’ që është edhe monument kulture brenda parkut.

1 13

2 6

3 1