Studentët nxirren nga konviktet: “Merrni rrobat dhe dilni jashtë se do fusim afganë”

Shqipëria do të strehojë në total 2000 afganë që po braktisin vendin e tyre pas marrjes së pushtetit nga talebanët, sipas burimeve jozyrtare për mediat.

Deri tani është bërë me dije se një pjesë e madhe e afganëve do të qëndrojnë përkohësisht në godinat e qytetit studenti, ose në konviktet e tjera në kryeqytet, mirëpo situata është vështirësuar dhe është krijuar kaos.

Nga raportimet e mediave, te Qyteti Studenti godinat nr. 2 dhe nr. 4 janë përcaktuar deri tani si vendstrehimet e shtetasve afganë që pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

Studentëve rezidentë të këtyre godinave u është kërkuar që të largohen përkohësisht nga ambientet e saj, për t’u zhvendosur në godina të tjera, për të paktën tre javë.

Një pjesë e studentëve kanë pranuar të largohen nga godinat nr. 2 dhe 4 në drejtim të godinave nr. 3 dhe 1, por një pjesë tjetër duke folur për emdiat kanë thënë se duan të largohen përfundimisht.

Sudentë të shqetësuar bëjnë me dije për mediat se nga administratorët e konvikteve të tyre u është bërë me dije se duhet të lirojnë dhomat për afganët që do të vijnë në Shqipëri në kuadër të marrëveshjes së bërë me qeverinë shqiptare, mirëpo ata nuk janë paralajmëruar.

2 3