Reagon ish-Presidenti Bush: Ata njerëz po lihen pas për tu vrarë, më thyen zemrën…

Presidenti Bush ka reaguar ashpër pas tërheqjes amerikane nga Afganistani.

“Është e pabesueshme se si ajo shoqëri ndryshoi nga brutaliteti i talebanëve. Dhe tani krejt papritur, për fat të keq, kam frikë se gratë dhe vajzat afgane do të pësojnë dëm të papërshkrueshëm
Pasojat do të jenë tepër të këqija.
Laura dhe unë kaluam shumë kohë me gratë afgane. Dhe ata janë të frikësuar. Dhe mendoni për të gjithë interpretuesit dhe njerëzit që ndihmuan jo vetëm trupat amerikane, por trupat e NATO -s. Duket se ata thjesht do të lihen pas për t’u vrarë nga këta njerëz shumë brutalë. Më thyen zemrën”, shkruan Bush.