Messi do të paguhet pjesërisht me kriptovaluta

Paketa financiare e Lionel Messit në klubin francez të futbollit Paris Saint-Germain përfshin edhe pagesa me anë të kriptovalutave.

Messi nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare me PSG këtë javë, me një opsion për një vit të tretë, që do t’i sigurojë atij një pagë vjetore prej 35 milionë eurosh plus bonuse.

Megjithatë, transferimi i yllit argjentinas te klubi nga Parc des Princes u mundësua edhe nga tifozët dhe kriptovalutat.

Messi bëhet lojtari më i paguar i PSG-së, fatura e pagave të klubit francez është thjesht e çmendur
PSG konfirmoi të enjten se “paketa financiare” e Messit përfshin edhe pagesa me anë të kriptovalutës së tyre të njohur si “$PSG Fan Tokens”.

Klubi francez e lëshoi ​këtë valutë digjitale ​për herë të parë te fansat e tij një vit më parë.