Kush është Mark Gitenstein, miku i Joe Biden dhe ambasadori i ri amerikan në Bashkimin Europian

Ka një ambasador të ri në qytet. Quhet Mark Gitenstein dhe është përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Joe Biden pranë Bashkimit Europian. Gitenstein do të mbërrijë në Bruksel për të mbuluar një post që ishte vakant nga shkurti i vitit 2020, domethënë qysh kur presidenti i atëhershëm Donald Trump kishte shkarkuar ambasadorin Gordon Sondland, fajtor që kia dëshmuar kundër tij gjatë procesit të parë të impeachment (atij lidhur me kërcënimet ndaj Ukrainës). Tani, një vit e gjysmë më pas, Joe Biden ka zgjedhur ambasadorin e tij të ri dhe fakti që zgjedhja e tij ka rënë mbi Mark Gitenstein nuk është e rastësishme. Përkundrazi. Ka një peshë të rëndësishme politike më përpara akoma se diplomatike. Për të kuptuar pse-në, është e nevojshme që të shikohet përtej kurrikulumit të Gitenstein, ish këshilltar i Komisionit për Emërimet Gjyqësore në Senat, ish anëtar i ekipit të tranzicionit Obama – Biden dhe, mbi të gjitha, ish ambasador amerikan (midis viteve 2009 e 2012) në Rumani, në muajt vendimtarë e integrimit të vendit brenda Bashkimit Europian.

Por thelbi i emërimit të Gitenstein në Europë nuk qëndron edhe aq as në aftësitë apo në përvojën e tij sesa në një tipar të biografisë së tij: qysh prej viteve Tetëdhjetë është një prej miqve dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Joe Biden. Për t krijuar një ide sesa i ngushtë, mjafton të dish se gjatë një vizite zyrtare në Rumani në vitin 2009, zëvendëspresidenti i atëhershëm Biden i tha presidentit Traian Basescu: “Ambasadori ynë në Rumani është miku im më i mirë, kemi rritur fëmijët e njëri tjetrit, gratë tona janë mikesha dhe nipërit e mi i konsiderojnë Gitenstein si njerëz të familjes. Kam një fill të drejtpërdrejtë me të. Nëse ka diçka që nuk shkon, merr telefononin dhe më telefonon”. Një raport kaq i ngushtë, farefisnor më shumë se miqësor, besimi më shumë se vlerësimi, midis presidentit dhe neoambasadorit të tij në Europë, të jep idenë e masës sesa Biden i ka për zemër raportet midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimt Europian, aq sa t’i besoj menaxhimin e tyre atij që e konsideron thuajse si sozinë e tij.

Faktikisht, për Biden ajo e marrëdhënieve diplomatike dhe e aleancës me Brukselin nuk është një ndeshje si të tjerat, por ka mundësi ajo rreth së cilës do të luhet thelbi i politikës së jashtme të administratës së tij dhe arësyeja nuk ka të bëjë me vetë Europën, por me raportet me armiqtë e përhershëm: Rusinë, sferën e influencës e së cilës Biden dëshiron absolutisht ta përmbajë, dhe, mbi të gjitha, Kinën. Faktikisht, presidenti Biden është i impenjuar në një luftë tregëtare dhe politike me Pekinin dhe e di shumë mirë se nuk ekziston asnjë mënyrë as për ta luftuar, as për ta fituar këtë luftë pa e pasur Bashkimin Europian përkrah tij.

Por, për momentin, aleanca midis Uashingtonit dhe Brukselit, që nga gjysma e dytë e shekullit të Njëzetë ka qenë aq e qëndrueshme sa të dukej thuajse e mirëqenë, është shumë e dobët. Dhe nuk qendrojnë vetëm “shpërthimet” e ish presidentit Donald Trump, por ka edhe arësye më konkrete dhe ekonomike: Bashkimi Europian ka shumë më tepër nevojë për Kinën (për eksportet, por sidomos për importet e tij) nga sa kanë Shtetet e Bashkuara. Në një deklarim për rrjetin televiziv CNBC Charles Parton, diplomat anglez i vjetër në Lindje, ka shpjeguar se “Europianët i shohin amerikanët shumë në konflikt me Kinën dhe nuk besojnë se Europa mund t’ia lejojë vetes të qëndrojë përkrah tyre”.
Kështu, mbi bazën e kësaj loje me spond, ka kuptim të lexohet fakti që Biden ka dërguar në Bruksel një prej miqve dhe aleatëve të tij më të besuar dhe i ka besuar dy detyra që përbëjnë mantrën e administratës së tij: “Build back better” dhe “Heal”. Rindërto, si më parë më mirë se më parë, dhe shëro. Mbi të gjitha ta çojë Bashkimin Europian aty ku Biden e do që të jetë: domethënë fuqimisht i shfaqur në Atlantik.

Përgatiti
ARMIN TIRANA