Franca vendos të vaksinojë për herë të tretë qytetarët nga virusi

Franca ka vendosur të nisë vaksinimin e popullsisë me dozën e tretë të vaksinës kundër virusit të rrezikshëm Covid-19. Mësohet se vaksinimi me dozën e tretë do të fillojë nga muaji shtator dhe do të aplikohet te personat më të rrezikuar nga koronavirusi.

Javët e fundit, në mbarë botën, por edhe në vendin tonë, shifrat e koronavirusit kanë shënuar rritje të ndjeshme, për shkak të përhapjes masive të variantit indian të koronavirusit, i cili transmetohet shumë më shpejt, por që është më pak vdekjeprurës.