Messi arrin në aeroport dhe niset për në Paris

Jorge Messi dhe Lionel Messi kanë arritur në aeroportin BCN ku është konfirmuar marrëveshja e Leos me PSG-në.

“Po, sot Messi do të firmosë me PSG”, është shprehur shkurtimisht babai dhe menaxheri i argjentinasit.

Bashkë me Leon ishin edhe familja e tij, Antonela me tre fëmijët.

Gazetarët e La Sexta e kanë ngacmuar edhe më tej, duke e pyetur se kush e ka përgjegjësinë e largimit nga Barcelona.

Ai e ka lënë topin te katalansit. “Zbulojeni në klub”, ka shtuar Jorge, të cilin nuk e kanë lënë me kaq të shkojë.

Messi raportohet se do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi dhe një tjetër, derisa do të fitojë 35 milionë euro në sezon.

35 trofe, 778 paraqitje, 672 gola dhe 305 asiste – janë statistikat e Lionel Messit me Barcelonën që vështirë se do t’i arrijë një tjetër futbollist me Barcelonën.