Tifozët Kuq e Zi thirrje Bashkisë: Tërhiqeni Bregoviç, do ta ndalojmë me trupat tanë

Grupimi i tifozave Kuq e Zi i kërkojnë Bashkisë së Korçës që të mos lejojnë që këngëtari Goran Bregociç të këndojë në një festival të organizuar nga një kompani private, e njohur si festa e birrës.

“Ne deri sot kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët tona nga gjitha trevat që të ndalojmë me trupat tanë paraqitjen e këngëtarit serb që motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi popullatën civile në shumë qytete të Kosovës.

Afro 2000 varreza janë të hapura pa varre në Kosovë sepse kriminelet i zhduken edhe trupat. Mbi 12.000 viktima lufte. Serbia asnjëherë nuk kërkoi falje. Pyesim Bashkinë e Korçës a ka mundur ndonjë artist shqiptar të performoj në ndonjë festival në Serbi? Përgjigja e vetme është JO”, thuhet në reagimin e TKZ-së.

REAGIMI

Tifozat Kuq e Zi, përmes kësaj thirrje, ftojnë Bashkinë e Korçës të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për festivalin e birrës.

Ne deri sot kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët tona nga gjitha trevat që të ndalojmë me trupat tanë paraqitjen e këngëtarit serb që motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi popullatën civile në shumë qytete të Kosovës.

Afro 2000 varreza janë të hapura pa varre në Kosovë sepse kriminelet i zhduken edhe trupat. Mbi 12.000 viktima lufte. Serbia asnjëherë nuk kërkoi falje. Pyesim Bashkinë e Korçës a ka mundur ndonjë artist shqiptar të performoj në ndonjë festival në Serbi? Përgjigja e vetme është JO.

Për më tepër radiot në Serbi ndalojnë transmetimin e këngëve të Dua Lipës e Rita Ores vetëm se ato janë shqiptare. Prandaj para këtij racizmi shtetëror që i’u bëhet shqiptarëve nuk do ti mbyllim sytë. Në mënyrë që festivali të mbahet dhe të mos përfundoj ashtu si nuk duhet, ne edhe njëherë po e përserisim: TERHIQENI Bregoviçin nga festivali i Korçës. Kjo është thirrja e fundit!