Messi, Neymar, Ramos, Mbappe, Achraf – formacioni i frikshëm i PSG

Lionel Messi mund të përfundojë tek Paris Saint Germain.

Edhe zyrtarisht, Lionel Messi është larguar nga Barcelona. Klubi katalunas nuk ka gjetur fonde të mjaftueshme për të rinovuar kontratën me 34-vjeçarin, duke konfirmuar se “për shkak të pengesave strukturore dhe ekonomike të klubit”, legjenda do të largohet.

Manchester City dhe PSG janë klubet më serioze që mund ta marrin Messin.

Megjithatë, nga Spanja raportohet se Leo ka shumë gjasa të përfundojë në PSG, te shoku Neymar Junior.

Ai atje do të gjente lojtarë edhe si Sergio Ramos, Wijnaldum, Achraf, Mbappe, Di Maria e shumë të tjerë, që do të krijonte një 11-she vërtetë të frikshme për cilëndo skuadër.

Barça, duke treguar se Messi po shkon, bëri të ditur se lojtari kishte arritur marrëveshje me klubin, por rregullat e LaLigës dhe problemet e mëdha financiare, kanë bërë që t’i ndajë rrugët me gjashtë herë më të mirin e botës, njeriun që i ka dhënë shumë klubit, apo më mirë me thënë, e ka ndryshuar historinë e Barcelonës.

35 trofe, 778 paraqitje, 672 gola dhe 305 asiste – janë statistikat e Lionel Messit me Barcelonën që vështirë se do t’i arrijë një tjetër futbollist me Barcelonën. 

1 4