Rama mashtroi studentët, nuk paguhen bursat e premtuara në vitin 2018

Qeveria nuk do të paguajë bursat e premtuara për studentët në vitin 2018, sipas një shkresë drejtuar Rektorit të Universitetit të Tiranës.

Shkresën e ka bërë Adela Karapici, Kryetare e Bordit të Administrimit në UT, e cila i drejtohet Rektorit Artan Hoxha me një letër ku e vë në dije se fondet e alokuara nga Ministria e Arsimit nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e të gjitha bursave.

Në letër kërkohet që të shihet mundësia për rishikimin e alokimit të fondeve, pasi Ministria e Arsimit nuk do të japë fonde shtesë.

Rikujtojmë se pas protestës së studentëve në vitin 2018, qeveria premtoi bursa mujore për studentët e ekselencës si edhe reduktim apo përjashtim nga tarifat e shkollës në varësi të notave. Por duket se premtimi është harruar, ose ishte sa për të kaluar situatën e vështirë, në të cilën ndodhej Rama.