Trafiku i drogës/ Ja kur do shqyrtohet dosja e Tahirit nga Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka caktuar datën për shqyrtimin e dosjes së ish-Ministrit Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Rekursi do të shqyrtohet në datën 28 shtator, ora 10:00.

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë bëri të ditur se çështja e Tahirit ishte hedhur gabimisht në short, dhe për këtë arsye ishte hequr emri i Sandër Simonit nga relator.

Në vend të Sandër Simonit është vendosur Ilir Panda.

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruante në Facebook se ndryshimi i trupës gjykues është bërë për të favorizuar ish-ministrin e Ramës, Saimir Tahiri.