Vendi në flakë, 6 helikopterët Cougar që u blenë 78.6 milionë euro për shuarjen e zjarrve nuk dihet se ku përfunduan

Ministria e Mbrotjes ka blerë gjashtë helikopterë në vitin 2014, nga të cilët, dy janë për emergjencat civile, por asnjëri nuk është parë të fluturojë në qiellin e Shqipërisë për të shuar flakët që kanë pushtuar vendin.

A2CNN ka publikuar kontratën e që qeveria shqiptare ka bërë me kompaninë Airbus Helicopter për të blerë 6 helikopterë.

Sipas kësaj kontrate të miratuar në 31 korrik 2014, shteti shqiptar ka blerë gjashtë helikopterë nga të cilët 4 janë të modelit Cougar ushtarak, ndërsa dy të tjerë janë helikopterë për emergjenca civile.

Vlera e këtyre gjashtë mjeteve fluturuese ishte e kripur mjaftueshëm për financat shqiptare, plot 78.6 milionë euro, para të cilat siç duket kanë shkuar dëm pasi helikopterët nuk po e kryejnë funksionin e tyre.