Shifrat skandaloze-2021, Rama jep 7.4 milionë USD për Emergjencat Civile dhe 144 milionë USD për koncesionet e veta

Shifrat 2021.

Buxheti i Shtetit ka akorduar për Emergjencat Civile këtë vit është 760 milion lekë, një shumë kjo afro dy herë më e lartë nëse krahasohet me vitin paraardhës, ku ishin përcaktuar në total 434 milionë lekë.

Kjo strukturë është në varësi të mbrojtjes dhe fondet çelen në rastet e fatkeqësive natyrore, të tilla si tërmeti, përmbytjet, zjarret etj. Ndërkohë, përveç fondit të përcaktuar për Emergjencën Civile, për këtë vit është parashikuar edhe një fond prej 500 milionë lekësh për pushtetin vendor.

Kjo shumë ndahet sipas bashkive në formën e transfertës së pakushtëzuar, sipas një formule që favorizon bashkitë më të populluara, dhe jo detyrimisht ato që kanë risk më të lartë të goditen nga fatkeqësitë natyrore.

Kështu, për mbrojtjen civile më shumë para shkojnë për bashkinë e Tiranës prej 175 milionë lekë, më pas vjen Durrësi që ka të përcaktuar për mbrojtjen civile 26 milionë lekë, ndjekur nga Shkodra me 18 milionë lekë, ndërsa Lezha që ka pësuar përmbytjet më të mëdha deri më tani ka për mbrojtjen civile 10.9 milionë lekë.

Vitet e kaluara ka pasur ankesa për vlerësimin e dëmeve nga të dëmtuarit, ndërkohë që edhe këtë vit banorët, kryesisht ata në Shkodër kanë dhënë mesazhet e para se nuk po marrin ndihmën e nevojshme.

Në vitin 2021, sipas Relacionit Shoqërues të Ligjit Nr. 137, datë 16.12.2020 ‘Për Buxhetin 2021’, do të mbështeten me fonde publike trembëdhjetë kontrata koncesione PPP. Në vend janë regjistruar mbi 274 shoqëri koncesionare. Për secilën prej tyre Regjistri Koncesionar i krijuar nga organizata AIS shfaq informacion dhe të dhëna për objektin, menaxhimin dhe performancën. Nga këto kontrata koncesionare PPP, disa buxhetohen dhe paguhen drejtpërdrejt nga Buxheti i Shtetit. Totali i parashikuar në vlerë për mbështetje të Koncesioneve nga Fondet Publike për vitin 2021 është planifikuar në vlerën 14 432 692 000 (katërmbëdhjetë miliard e katërqind e tridhjetë e dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) Lekë. Nëse e konvertojmë me Euro rezulton rreth 116 769 352 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e treqind e pesëdhjetë e dy) Euro, kjo sipas kursit të këmbimit zyrtar nga Banka e Shqipërisë, mesatarja për vitin 2020