Shqipëria nën pushtetin e zjarreve, helikopteri i ushtrisë në shërbim të Ramës!

Syri TV ka siguruar një video skandaloze, që tregon sesi helikopteri i ushtrisë në vend që të jetë në aksion për shuarjen e zjarreve po përdoret për lëvizjet private të kryeministri Edi Rama.

Video e siguruar ekskluzivisht nga SYRI TV tregon sesi vetëm pak minuta pasi Shqipëria shënoi viktimën e parë nga zjarri në Lunxheri të Gjirokastrës, helikopteri i ushtrisë në vend që të ishte duke fluturuar drejt Gjirokastrës për të ndihmuar fikjen e zjarreve, ndodhej në stadiumin e Himarës për të zhvendosur kryeministrin Edi Rama në udhëtimet e tij personale.

Ajo që e bën më të trishtë situatën është momenti kur tregon sesi zjarri i është afruar kodrave të Himarës, ndërsa helikopteri në vend që të ngarkohet me ujë, ngarkohet me kryeministrin e Shqipërisë në ditët e veta më kritike si pasojë e zjarreve që po shkretojnë të katër anët e vendit.

Në rast se Shqipëria ka një sistem drejtësie të pahapur kjo video është një provë e rëndë e keqpërdorimit të burimeve shtetërore nga ana kryemninsitrit të vendit i cili në ditën kur vendi shënoi viktimën e parë nga zjarret.

Ndërsa për qytetarët pamjet e siguruara nga SYRI TV tregojnë se kush është njeriu të cilint ata vendosën ta rimandatojnë për herë të tretë në krye të qeverisë deri në vitin 2025.