“Poshtë Rama”! Kryeministri kalon me eskortë në Himarë, banorët shpërthejnë në revoltë

Kryeministri Edi Rama ndodhet me pushime në Jug, ndërsa vendi ndodhet nën pushtetin e zjarreve prej disa ditësh. Mëngjesin e sotëm Rama ka zbarkuar në Himarë me eskortën e tij, por është përballur me revoltën e banorëve të zonës.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se, kreu i qeverisë nuk është pritur mirë nga banorët e zonës.

I gjithë kalimi i tij është shoqëruar me thirrjet e banorëve: Poshtë Rama!

Flakët e zjarrit në Himarë kanë arritur shumë afër zonave të banuara. Një vatër e madhe zjarri është raportuar sot edhe në Livadh të Himarës. Vatra e zjarrit favorizohet të përhapet edhe më shumë për shkak të erës së fortë.

Ndërkaq zjarri ka rënë edhe në njësinë administrative Novoselë dhe zjarrfikësja ka shkuar drejt vendit të ngjarjes.

Nuk dihet nëse kryesocialisti ka shkuar në Himarë për të pushuar, apo për të parë nga afër situatën me zjarret. Të paktën ta bëjë ai, pasi i zgjedhur në postin e Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, vetëm dje denjoi të dilte në terren. Ndërsa kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako gjithashtu nuk është parë askund deri dje.

dgg

zjarr ne shengjin