Ballina Aktualitet Shpërthejnë protestat kundër Ramës në Kosovë, shpaloset pankarta përpara ambasadës tonë në...

Shpërthejnë protestat kundër Ramës në Kosovë, shpaloset pankarta përpara ambasadës tonë në Prishtinë

Pas pozicionimit të hapur të qevrisë dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti kundër projektit Rama-Vuçiç, këtë të hënë në Prishtinë janë organizuar protesta përpara ambasadës së vendit tonë, duke kërkuar nga Shqipëria që të mos bëjë lojën e Sebisë. Protestat janë iniciuar nga organizata kosovare “Lëvizja Për Demokraci” dhe dhjetëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së saj.

“Për ta kundërshtuar nismën e Edi Rames për krijimin e Mini Shengenit, …e, për t’ia rikujtuar Edi Ramës se kush është Vuciçi, lidhjet e tij me Milloshoviqin, Sheshelin dhe disa kriminel serb që kanë kryer masakra në popullatën civile në Kosovë”, shkroi në Facebook, aktivisti dhe drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Mexhid Ramusa.

Aktivistët hapën një pankartë përpara godinës së ambasadës ku shkruhej se mes të tjerave “Edi Esat Rama”.

“Edi ‘Esat’ Rama ne nuk e kemi harruar se çfarë gjenocidi ka kryer Serbia mbi popullatën civile në Kosovë në krye me Millosheviçin dhe ministrin e tij Vuçiç! E ardhmja e shtetit tonë është nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo nga ajo që pretendoni ju ‘Jugosllavia e Re’! Po ta rikujtojmë kush është bashkëpunëtori i juaj Vuçiç dhe çfarë krimi ka kryer mbi popullatën civile në Kosovë!”, ishte slogan kryesor i kësaj proteste.

Javën e kaluar presidenti Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ndryshuan emrin nismën së “Minishengenit Ballkanik” duke e quajtur ‘Ballkani i Hapur’, njësoj si Xhorxh Soros që në vitin 1999.

Exit mobile version