Nuk ekzekutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Aleanca për Teatrin kallëzon në SPAK ministren e Kulturës

Aleanca  për Teatrin dorëzoi sot në SPAK kallëzim penal ndaj Ministres së Kulturës, Elva Margariti, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pengim për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Duke folur për mediat, avokatja Adriana Kalaja dhe se akuzat ndaj Ministres kanë të bëjnë me Teatrin  dhe sjelljen e fundit ndaj artistëve te Ministria e Kulturës.

“Para dy ditësh në institucionin e Ministrisë së Kulturës, në shpërdorim të detyrës, në shkelje të dispozitave ligjore ministrja e Kulturës dha urdhër pasi dhe vetë kishte marrë urdhër nga shefi i saj të mbylleshin dyert kryesore. Në këto kushte ashtu siç ne e kishim cituar në kërkesën tonë drejtuar Ministres së Kulturës për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne e konsiderojmë qartazi si konsumim të elementëve të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv dhe pengim të ekzekutimit të një vendimi gjykate nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe konkretisht nga ana e ministres Margariti.

Kemi kërkuar fillimin e ndjekjes penale dhe për katër policët të cilët janë në varësi të Ministrisë së Brendshme, për shkak të zbatimit prej tyre të një urdhri të paligjshëm, për shkak të sjelljes së tyre në shpërdorim të detyrës, shkelje të etikës, mënyrën e dhunshme psikologjiken daj artistëve dhe qytetarëve që shkuan thjesht për të depozituar një kërkesë. Nga ana tjetër kemi bërë një kallëzim për çdo person të paidentifikuar nga ne të cilët me veprimet e pardjeshme kanë penguar depozitimin e kësaj kërkesë dhe kanë penguar në vazhdimësi ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Margariti ka shpërdoruar detyrën dhe kjo nuk i bashkangjitet por e rëndon veprën penale që Ministrja ka bërë që me relacionin, me propoziminn për transferimin e pronës, propozim që u konvertua në VKM 377 dhe që për fatin tonë të mirë u shpall antikushtues nga Gjykata Kushtetuese. Ministrja Margariti së pari do të përgjigjet për veprat penale që është kallëzuar nga ne në korrik të 2020 dhe po ashtu duhet të përgjigjet dhe për veprat penale që vazhdon të konsumojë në krye të Ministrisë së Kulturës. Ne kemi dëshmuar, e kemi deklaruar, do ti shkojmë  deri në fund”, tha Kalaja.

Kalaja tha se Drejtësia për Teatrin Kombëtar duhet të vihet me çdo kusht për të treguar që reforma në drejtësi po funksionon dhe këtu adresoi kritika ndaj SPAK dhe kreut të saj Kraja.

“SPAK akoma nuk po reagon, me keqardhje konstatojmë se SPAK akoma nuk po merr vendimin që duhet të marrë. Kushtetuesja u tregua në lartësinë e detyrës dhe  Kushtetutës. Këtë gjë duhet të bëjë SPAK se janë investuar miliona euro nga buxheti shqiptar, miliona euro nga SHBA dhe BE. SPAK i ka dosjet, afati i mbylljes së hetimeve ka përfunduar dhe ne duhet të marrim një përgjigje se çfarë është bërë me kallëzimet tona që i përkasin Teatrit Kombëtar dhe duhet të marrim dhe një përgjigje me reagimin joetik, fyes që kryetari i SPAK, zoti Kraja, i bën Aleancës duke mos dënjuar të kthejë dhe përgjigje negative në lidhje me disa kërkesa që i kemi bërë me pozicionin ku ndodhen hetimet dhe me një takim që ai duhet të bëjë me artistët e Aleancës. Të gjithë e dini çfarë ka ndodhur me 17 maj, po heqim të gjithë abuzimet që kryetari i Bashkisë ka bërë në raport me ligjin korruptiv.

Të gjithë e dini çfarë ka ndodhur me 17 maj. Po heqim të gjithë veprimet korruptive që ka bërë kryetari i bashkisë Veliaj, po heqim të gjithë abuzimet që kryetari i Bashkisë ka bërë në raport me ligjin korruptiv  që u shpall antikushtetues në raport dhe me transferimin e  pronës por nuk e di çfarë pret SPAK që të çojë  për gjyq videon kur fillon shembja e Teatrit me artistë dhe qytetarë brenda, nuk e di çfarë pret SPAK të çojë për gjykim ata kriminelë që erdhën për të vrarë disa protestues paqësorë, nuk e di çfarë pret SPAK kur pa që gjysma e policisë prezent ishin pa numër identifikimi, çfarë pret SPAK të çojë për gjykim personat përgjegjës kur prishja e Teatrit u bë në një kohë që çështja ishte në Gjykatë Kushtetuese, KLSH nxori një vendim për pezullimin e prishjes, nuk kishte një projekt të miratuar dhe as leje të dhënë. Ka shumë shkelje skandaloze dhe ne që quajmë fyerje dhe shpërdorim të detyrës të SPAK që merren më gjëra shumë të vogla dhe nuk merret me kallëzime tona penale që datojnë që në 31 dhjetor 2019. Ne do të vazhdojmë me denoncimin e  zyrtarëve vendas dhe të huaj që ushtrojnë ndikimin e paligjshëm”, u shpreh ajo.