Ballina Aktualitet Vritet 30-vjeçari në Lushnje, plagoset babai i viktimës dhe dy djemtë, zbulohet...

Vritet 30-vjeçari në Lushnje, plagoset babai i viktimës dhe dy djemtë, zbulohet shkaku i krimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30 në fshatin Garunjas të Lushnjes. Konflikti për pronën i ka marrë jetën 30-vjeçarit Romeo Hasalla, si dhe ka mbetur i plagosur babai i tij Shuaip Hsalla 65-vjeç dhe dy vëllezërit e viktimës, Laert Hasalla dhe Emiljano Hasalla, të dy nga 31 vjeç.

Si autorë të dyshuar janë dy vëllezërit e tjerë, Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla, të cilët janë kushërinj me të plagosurit dhe viktimën.

Këta të fundit janë shpallur në kërkim nga policia, ku po vijon puna për kapjen e tyre. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Bëhet e ditur se shkak i këtij krim i të rëndë ishin ullinjtë. Nëna e viktimës duke vajtur humbjen e të birit u shpreh se djemtë e kishin mbjellë me ullinj dhe konflikti me kushërinjtë nisi për prishjen e tyre.

“Ajo është tokë-shtet, i raftë zjarri. Çunat e patën mbjellë, është toka ime, vajtën atje dhe nuk di nëna më gjë. Për punë toke. Do ketë prishur ullinjtë që ka mbjellë çuni, vajtën me zetor për të prishur ullinjtë andej që ka mbjellë çuni”, tha mes lotësh nëna e viktimës.

Pas konfliktit mbeti i vrarë Romeo Hasalla 30 vjeç si dhe u plagosën dy vëllezërit e tij Laert dhe Emiljano Hasalla dhe i ati Shaip Hasalla 65 vjeç.

Familja u qëllua me çifte nga kushërinjtë e tyre të parë, vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla 33 vjeç. Ata janë shpallur në kërkim nga policia.

Exit mobile version