Tension te Ministria, Aleanca për Teatrin kërkon zbatimin e vendimit të Kushtetueses: Ktheni truallin!

Pak javë pasi Gjykata Kushtetuese e cilësoi të paligjshëm kalimin e pronësisë së truallit ku ishte Teatri Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës, përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ditën e sotme i janë drejtuar institucionit që drejtohet nga Elva Margariti.

Neritan Liçaj, vëllezërit Budina dhe artistë të tjerë përmes një kërkesë i kërkojnë Ministrisë së Kulturës që tw nisë procedurat për kthimin e pronësisë së truallit të Teatrit nga Bashkia te Ministria.

Por, përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin akuzojnë se nuk janë lejuar që të futen në ambientet e Ministrisë së Kulturës për të bërë depozitimin e kërkesës dhe se asnjë punonjës nuk doli që t’i priste.

Situata e tensionuar zgjati disa minuta, ndërsa më pas përfaqësuesve të Aleancës ju premtua se do të dalë një punonjës nga Ministria për të marrë kërkesën e tyre. Përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kërkojnë ndërtimin e godinës sikur ishte, aty ku ishte.