Reagon Basha: Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj dhunës që policia e shtetit ushtroi sot ndaj gazetarit të Neës 24, Ergys Gjençaj, duke e cilësuar këtë si një akt të turpshëm ku duhen hetuar të gjithë personat përgjegjës që duhet të dalin para ligjit.

Reagimi i kryetarit Basha

Dhunimi i reporterit Ergys Gjençaj është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë. Brutaliteti ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Kjo konfirmohet edhe nga raporti I fundit i OSBE/ODIHR.

Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari.