Ballina Kryesore Basha: Nuk i njohim zgjedhjet, Rama armik i demokracisë

Basha: Nuk i njohim zgjedhjet, Rama armik i demokracisë

Lulzim Basha, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në deklaratën ku u komentua prej tij, përfundimet e raportit të OSBE/ OHDIR.

Basha tha se PD nuk do i pranojë si legjitime zgjedhjet që sapo lamë pas, ndërsa shtoi se do të bëjnë gjithçka për të rikthyer demokracinë në vend, që sipas tij, mungon.

Ndër të tjera, lideri i opozitës, theksoi se aletati kryesor i tyre në këtë betejë do të jenë qytetarët, e të gjithë bashkë do të bëjnë ndryshimin për të mirën e Shqipërisë.

Lulzim Basha: Nuk pranojmë si legjitime zgjedhjet e 25 prillit. Por beteja për të rikthyer demokracinë do të bëhet në të gjithë frontet, në Parlament, në mënyrë demokratike. PD dhe opozita disponon mjetet për të kthyer demokracinë dhe s’do të stepet para kësaj beteje. Është sfida e të gjithë familjarëve për ta dhe fëmijët e tyre. Pavarësisht se secili prej nesh do të bëj betejën e vet, edhe në kushte të vështira, edhe më të vështira se politika. Prapë se prapë, garancia e vetme për ta çuar betejën deri në fund, është PD. Këtë betejë të pabarabartë u futëm pa asnjë pushtet, ne jemi te ndryshimi dhe te PD si një instrument ndryshimi.

Koment për të larguarit e Korçës?

Lulzim Basha: Nuk kam ndërmend t’i jap vëmendje për ta hequr vëmendjen nga kjo ditë e rëndësishme nga raporti i OSBE/ OHDIR, që duhet të jetë shqetësimi i çdokujt që i qëndron shumicës dhe jo pakicës.

Projekti i Portit të Durrësit. Keni koment?
Lulzim Basha: Qëndrimi që kam mbajtur në Kuvendin Kombëtar është paralajmërimi për atë dhe çdo aferë tjetër. Kemi mjaftueshëm tema, është raport i detajuar. Do të keni përballë një makineri propagande për të zbehur raportin. E vërteta e këtij raporti, që e dinë të gjithë do të shpaloset. 25 prilli s’kishte lidhje me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, nuk i shërbeu Shqiptarëve.
Strukturat e mbrojtjes së votës, a janë shkrirë, apo do t’i përdorni përsëri?
Lulzim Basha: Struktura për mbrojtjen e votës duhet të jetë policia dhe prokuroria. Nëse ata bëjnë punën e tyre dhe ne do të vijojmë punët tona. problemi kryesor i Shqipërisë, nuk ka qenë përmes forcave politike dhe programeve të ndryshme, por një partie politike që s’ka hequr kurrë dorë nga programi dhe një force politike që pengmarrjen nga rrjetet e krimit të organizuar dhe fuqive të parave të pista e ka thelluar nga një proces zgjedhor në tjetrin dhe makinerinë blerjes së votës e ka shtrirë anembanë vendit. Beteja jonë sigurisht nuk konsiston në ngritjen e strukturave, s’janë qëllim në vete. Nuk do të përfitojnë disa kriminelë që intimidojnë qytetarët, vetëm se janë në një marrëdhënie përfitimi me kryeministrin dhe krerët më të lartë të partisë në pushtet. Forma më flagrante është kjo. Është detyra e të gjithëve t’i dalë për zot votës së vet, të qytetarëve. Jo thjesht PD, por të gjithë qytetarët qytetarë që duan ndryshimin, marrjen peng të vendit nga një pakicë, të bëjnë çdo detyrë për ruajtjen e votës.

Besoni që ndryshimi do të vijë nga një drejtim i ri te PD?
Lulzim Basha: Kjo i takon një diskutimi tjetër, sot vëmendja do të jetë te raporti.
Në raport është shprehur dhe sekretari i PS Arben Pëllumbi, ishin të lira dhe të ndershme. Ju thoni që raporti ka nxjerrë në pah pretendimet tuaja?
Lulzim Basha: Deklarata e PS bëhet për të fshehur atë që ka ndodhur. Unë s’ndodhem këtu as i sforcuar pëtr të thënë diçka, por as i kënaqur, i lumtur. Sot është një ditë reflektimi të thellë, për faktin që gjithçka që kemi thënë për 25 prillin, tashmë qëndron në një raport që në tërësinë e vet, ka dalë me rekomandime të pa precedentë. Më gjeni një vend në Evropë që rekomandimi 2 i kërkon shtetit të garantojë lirinë dhe shtetësinë e votës. Nuk e kam fjalën për Bjellorusinë. Nuk do të kisha habinë që diçka e tillë të ishte në Bjellorusi. Por a bëhet kjo në një vend të NATO-s për t’u bërë anëtare e BE. Burimi i së keqes është tjetërsimi i votës, ky është sistemi demokratik. Të gjithë janë produkt i votës së qytetarëve, me votë gjykohen nëse e kanë përmbushur përgjegjësinë. U bënë 5 palë zgjedhje që Edi Rama bllokon këtë mekanizëm, pasojat i gjejmë të gjithë.

Pse shqiptarët duhet të besojnë që në zgjedhjet e ardhshme s’duhet të jemi këtu për të komentuar raportin?

Lulzim Basha: Bëhet fjalë për fatin e çdo shqiptari, ftesa dhe thirrja që kam drejtuar është ndaj çdo shqiptari që i dhimbset vetja, familja, fëmijët, e ardhmja e tyre dhe të bashkohemi në një betejë që bëhet për interesat themelore të qenies njerëzore.

A nuk është përgjegjësi e opozitës, referuar dhe konstatimeve të rënda, pasi po ia bëni më të lehtë rrugën mazhorancës?

Lulzim Basha: Fakti është që vite me radhë PD ka sakrifikuar interesa të mirëfillta politike. Ne s’kemi bërë pakt me krimin. S’kemi veshur kostum kriminelit për ta çuar në kuvend. Ne nuk kemi cënuar pronat e njerëzve, të drejtat shoqërore dhe ekonomike të studentëve, sipërmarrësve, të përndjekurve, gazetarëve. Opozita është në detyrën e saj, do të jetë derisa bashkë me shumicën e Shqiptarëve do e kthejmë vendin në shinat e demokracisë. Kjo detyrë nuk i takon vetëm PD. Të gjithë që duan të jenë pjesë e kësaj beteje, duhet të kenë sigurinë që me PD do të jenë në rrugën e duhur për të rikthyer demokracinë.

Exit mobile version