Raporti i OSBE/ODIHR, Lubonja: SPAK të nisë hetimet! Patronazhistët dalin qartazi si shkelje e ligjit

Analisti Fatos Lubonja, duke komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ OHDIR tha se, raporti nuk ka ndikim kushtetues në vend, pasi përfundimet e saj vijnë në formën e sugjerimeve.

Analisti theksoi në News 24 se rol më se shumti në vend luajnë ambasadat, e ato, i kanë njohur zgjedhjet.

Lubonja vuri në pah se, SPAK duhet të hetojë pretendimet e ngritura nga opozita, por një gjë të tillë e gjykoi si të vështirë për të ndodhur.

Fatos Lubonja: Qartazi OSBE nuk është një organizëm aq me peshë sa dhe të vendosë realisht politikat, ndryshimet. Jo vetëm që është organ i jashtëm, por edhe influenca e ndërkombëtarëve në Shqipëri, nuk është e lidhur me OSBE, por siç e dimë ambasada e SHBA, BE, të cilët paradoksalisht nuk pritet që ta japin këtë raportin për gjykim, por e njohën rezultatin e zgjedhjeve. Ç‘vlerë ka kjo për korrigjim. Ne thellohemi, jo korrigjohemi. Sigurisht standardet janë të dyfishta të atyre që japin këto raporte. Në Austri ku ka qenë OSBE në Vjenë, vetëm 2 qendra votimi që u mbyllën më herët seç duhet dhe në një vend se s’kishte njerëz më, u ankuan dhe Gjykata Kushtetuese i ripërsëriti zgjedhjet. Këtu luhet loja e ambiguitetit. Pushteti vazhdon e korrigjim nuk ka. Nëse vazhdon minimumi 20 vjet kështu, edhe këta të OSBE duhet të vijnë dhe ta ta thonë më qartazi dhe prerazi.

A duhet të ketë hetim për zgjedhjet?

Fatos Lubonja: Natyrisht që po. Kur sheh raportin e OSBE, përsëri lind nevoja e hetimit. Patronazhistët dalin qartazi si shkelje e ligjit. Problemi është se cili do e hetojë. SPAK? Ky është problemi te ne. Kur s’ke institucione të hetojnë këta do të vijojnë kështu. Ai i SPAK s’duhet të marrë urdhra nga askujt. Nuk është hapur dosja e patronazhistëve asnjëherë. Ata shpejt thërritën Andi Bushatin dhe Armand Shkullakun se kush ia dha. U treguan të gatshëm për të treguar se kush e spiunoi PS.

Ka zëra brenda PD që po thonë se opozita duhet të rishohë çështjen e mbështes ndërkombëtare. Çfarë mund të bëjë opozita për këtë?

Fatos Lubonja: Është për t’u parë e vënë në dukje. Ndërkombëtarët kanë qenë me pushtetin gjithmonë. Opozita në serbi nuk hyri, por ndërkombëtarët nuk ndërhynë. Këtu hynë disa faktorë të tjerë, që i bëjnë ndërkombëtarët të ndjeshëm ndaj autokratëve dhe të pandjeshëm ndaj të tjerëve. Ju kujtoj që Gruevski ishte afër Rusisë, nacionalist dhe kishte politika që s’i pëlqenin atyre që quhet si kasta neoliberale në botë. Më shumë e lidhur me PD amerikane dhe përgjigjësisht me neoliberalët në kuptimin e neologjisë. Ata kanë krijuar në Shqipëri lidhjet e tyre me një pjesë elitare që janë të vjetra. Edhe Sorosi ka pjesë këtu, padyshim. Kur bëhet fjalë për natyrën oligarkike, që nuk shkon ndesh me ideologjinë e tyre për pushtetin. Në përgjithësi këta janë populistë dhe kanë manipuluar pjesën e varfër të popullsisë, duke i thënë se do ju japim dinjitet. Ashtu sikurse Erdogani ka ardhur me pjesën e varfër të popullsisë, e në këto raste sulmohet dhe për arsye ideologjike. Kur bëhet fjalë për autokratë me një grusht olograkësh ku kemi rastin e Vuçiçit, atëherë janë të pranuara.