Zjarr në Lushnje dhe Fier, kurora me ullinj përpihet nga flakët, rrezikohen shtëpitë dhe varrezat

Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme tek kodrat me ullinj midis qytetit të Lushnjes dhe Karbunarës.

Zjarri është përhapur shumë shpejt nga era e fortë dhe dhjetë hektarë ullishte janë përfshirë nga flakët.

Banorët janë përpjekur për të shuar zjarrin vetë, por ka qenë e pamundur. Ata thonë se janë me qindra ullinj që janë djegur.

Zjarri vijon të shkojë drejt varrezave në Karbunarë dhe banesave të lagjes së Saraçëve duke rrezikuar kështu vendbanimet si dhe varret e të ndjerëve.

Përshihet nga flakët pylli në Qafën e Lalarit në Fier

Fieri duket se është nën ‘pushtetin’ e flakëve pasi vatra të tjera zjarri po shfaqen dita-ditës. Tashmë një zjarr ka përfshirë pyllin në Qafën e Lalarit dhe Kraps.

Pylli është me pisha dhe ullinj teksa zjarrfikëset e Fierit e Patosit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Terreni për të ndërhyrë është shumë i vështirë, por po bëhen përpjekje në mënyrë që zjarri mos përhapet më tej.