Ballina Aktualitet Policia, gjobë marramendëse administratorit në Vlorë, procedohen dy të tjerë, pronarët në...

Policia, gjobë marramendëse administratorit në Vlorë, procedohen dy të tjerë, pronarët në protestë

Policia ka ndëshkuar me gjobë 1.000.000 lekë dhe ka proceduar penalisht administratorin e një subjekti në Vlorë.

Po ashtu, procedohen penalisht dhe 2 shtetas të tjerë që kundërshtuan mbylljen e muzikës dhe nuk i’u bindën urdhrit të punonjësit të Policisë.

Këta shtesa kundërshtuar mbrëmjen e djeshme vendimin për ta ndaluar muzikën pas orës 22:00 në zonën e Lungomares, çka shkaktoi edhe përplasje me policinë. Ndërkohë, pronarët e lokalve në Lungomare kanë dalë në protestë duke kyçur lokalet. Ata kërkojnë zgjatjen e orës policore.

”Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrolleve kanë konstatuar një subjekt në lagjen “Uji i Ftohtë”, i cili vijonte organizimin me muzikë pas orarit të përcaktuar. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasit: K. Xh., banues në Vlorë, administratori i subjektit, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës, duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje;  S. Xh., banues në Tiranë, pasi pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës; E. T., banuese në Vlorë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës”, njofoton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Exit mobile version